7, 22, 28 Mars
€329
Personi
Takimi me stafin tonë në Aeroportin "Nënë Tereza" 2 orë përpara fluturimit, sipas orareve përkatese të specifikuara më sipër. Pas mbërritjes në aeroport, vazhdojmë vizitat në sheshet kryesore të Romës siç janë: Piazza Venecia, Altare della Patria si dhe Pantheoni. Kohë e lirë për drekë në një nga resortantet lokalë. Pas drekës, do të vazhdojmë vizitën në Fontana di Trevi, Piazza Scanderbeg, Piazza del Popolo. Pas këtyre vizitave, do të bëhet kthimi për në hotel. Sistemim dhe akomodim në hotel.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të vazhdojmë me Vizitën në Vatikan: Katedralja e Shën Pjetrit, Muzeu i Vatikanit dhe Kapela Sistine. Hyrja me pagesë extra, opsionale. Vazhdojmë vizitën në Castel Sant’Angelo si dhe Piazza Navona. Kohë e lirë për drekë. Pas dreke, vizitë në qytetin e vjetër: Shëtitje në lagjet e vjetra dhe të bukura të Romës, Trastevere. Kthimi dhe akomodimi në hotël. Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në hotel. Vazhdon vizita në disa atraksione të tjera të qytetit të Romës si: Colosseum, Roman Forum (Hyrja me pagesë extra/opsionale) Pas vizitave do të nisemi drejt Tivolit, një qytet i vogël dhe piktoresk afër Romës, është i njohur për historinë e tij të pasur dhe vilat madhështore. I rrethuar nga male dhe me pamje mahnitëse. Ndër vendet më të famshme është Villa d'Este, e njohur për kopshtet e saj të bukura dhe shatërvanët e mrekullueshëm. (Hyrja me pagesë extra/opsionale) Pas këtyre vizitave, do të bëjmë nisjen drejt aeroportit. Kthimi nga Roma në Tiranë në mbrëmje, sipas orarit të mësipërm. Fundi I shërbimit tonë.