Image

Venecia , Murano, Burano, Verona

28, 29 Nentor

€399
Personi

Programi

01

Dita 1:

Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.45. Mbrritja në Venecie më 08.25. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco. Kohë e lirë për të konsumuar drekën si dhe për personat që kanë dëshirëe, mund të kryejnë një shëtitje me gondola në kanalet e Venezias. Pas qëndirmit të lirë, do të nisemi drejt hotelit. Sistemim dhe akomodimi në hotel, mbrëmje e lirë.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisja drejt molit të San Marco nga ku do të marrim anijen për vizita në ishujt Murano, Burano dhe Torcello. Murano është i njohur për prodhimin e qelqit të famshëm venecian, ideal për të parë mjeshtrat e punimit të tij. Burano shquhet për shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe traditën e punimit të dantellës ndersa Torcello ofron një atmosferë të qetë me monumente historike, përfshirë kishën antike të Santa Maria Assunta. Kjo shetitje perfundon rreth ores 18:00 dhe ka nje kosto ekstra prej 33 euro/person. Pas ketyre vizitave do te nisemi drejt qyteti te Verones. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mberritje ne Verona, Akomodim dhe fjetje ne hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Një ditë e plotë në Verona e cila do të fillojë me vizitën në Arenën e Veronës, amfiteatrin romak, ku mund të shijojme arkitekturën e lashtë dhe historinë e tij. Do te vizitojme Piazza delle Erbe, një nga sheshet më të bukura të qytetit, ku mund të shijoni një kafe. Pas një pushimi të shkurtër, do te vizitojmë Shtëpinë e Zhulietës, ku mund të shihni ballkonin e famshëm dhe të shkruani një mesazh dashurie. Pas kësaj, një shëtitje nëpër Via Mazzini, rruga kryesore e pazarit, ku do te keni mundesi edhe për shooping. Vizitojmë gjithashtu urën Ponte Scaligero për një pamje mahnitëse të lumit Adige. Nisja drejt aeroportit te Verones. Fluturimi ne 23:35. Fund I sherbimit tone.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035