25 Shtator
28 Nentor
€299
Person
Takimi me stafin tonë në Aeroportin “Nënë Tereza” 2 orë përpara fluturimit, sipas orarit të specifikuar më sipër. Fluturimi direkt Tirana – Athens në orën 06:50. Mbërritja në Athens në orën 09:15. Pas mbërritjes në aeroport, vazhdojmë udhëtimin drejt qendrës së Athinës. Vizitë panoramike në: Syntagma Square Parlamentin Grek dhe ndërrimin ceremonial të rojeve Sheshin Monastiraki Kohë e lirë për drekë dhe pushim në zonën e Plakës, një nga lagjet më karakteristike të Athinës. Pasdite, akomodimi në hotel dhe kohë e lirë për shëtitje individuale apo relaks. Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të vazhdojmë udhëtimin drejt Piraeus, porti më i madh i Greqisë dhe një nga zonat më të bukura bregdetare pranë Athinës. Vizitë panoramike në: Portin e Pireut Marina Zeas Mikrolimano, zona më e njohur për restorantet dhe pamjen buzë detit Kohë e lirë për kafe apo drekë me pamje nga deti. Pasdite rikthehemi në Athinë ku do të vazhdojmë vizitat në: Temple of Olympian Zeus Panathenaic Stadium National Garden of Athens Më pas, ngjitje në Mount Lycabettus, nga ku mund të shijohet panorama spektakolare e qytetit të Athinës dhe perëndimi i diellit. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të vazhdojmë me vizitën në monumentin më të famshëm të qytetit, Acropolis of Athens dhe Parthenon, simbol i historisë dhe civilizimit grek. (Hyrja me pagesë extra/opsionale) Më pas vizitë në Acropolis Museum. (Hyrja me pagesë extra/opsionale) Vazhdon shëtitja në lagjen tradicionale Plaka dhe kohë e lirë për shopping dhe suvenire. Pas këtyre vizitave, do të bëjmë nisjen drejt aeroportit. Fluturimi Athens – Tirana në orën 16:00. Mbërritja në Tirana në orën 16:25. Fundi i shërbimit tonë.
Itinerari i fluturimit:
Tirana – Athens 06:50 – 09:15
Athens– Tirana 16:00 – 16:25
POLITIKAT E FEMIJEVE
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
POLITIKAT E UDHETIMIT
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.