27 Nentor €329
23 Dhjetor €349
€329
Personi
Prezantimi në stacion me Guidën tonë dhe nisja e udhëtimit. Nisja bëhet një ditë përpara udhëtimit, me nisje nga Tirana në orën 22:00 dhe nga Durrësi në orën 21:00. Pas kalimit te pikes kufitare te Muriqanit vazhdim i udhetim neper rivieren e Malit te Zi pa ndalesa duke pershkruar Shen Stefan – Budva dhe Tivat. Kalimi i gjirit te Kotorit me traget per ne Hercegnove dhe vazhdimi i udhetimt per ne territorit Kroat, duke pershkruar rivieren kroate dhe qyteza si Cavtat, Millni, Dubrovnik deri ne Split, do te vazhdojme me pas me autostraden nacionale per kryqytetin e Kroacise, Zagreb. Mberritja ne Zagreb dhe akomodimi ne hotel. *Mbremje e lire per te shijuar jeten e nates te kryeqytetit Kroat
Pas mengjesit ne hotel, vizitojmr e qytetin e Zagrebit me monumentet historike të tij si: Sheshi i luleve, Katedralia e Shen Merise, shetitoren Strossmayer (nje nder rruget me panoramike te Zagrebit). *Vazhdimi i udhëtimit me në territorin Austriak drejt destinacionit te radhes, ne qytetin e Graz-it *Ndalesë 1 orë në Graz ku do te vizitojme Parlamentin Styria, Rathaouse , Galeria e Arteve te Bukura dhe Platforma Murinsel, *Pas vizites se Grazit, udhetojme drejt qytetit te Vjenës. *Mbrritja dhe akomodimi ne hotel ne Viene.
Pas mëngjesi në Hotel, ne shoqerine e guides fillojme turin e Vienes në pikat turistike më të bukura të qytetit, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin e Vienes, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, per te perfunduar turin tone me viziten e Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. *Pas perfundimit te turit te qytetit, kohe e lire per dreke *Me pas nisja për në qytetin e Budapest-it ku udhëtimi zgjat rreth 3 orë. *Mbrritja në Budapest dhe Opsionale lundrim me anije turistike ne lumin Danub, duke shijuar nje spektakel dritash qe te ofron vizita e Budapestit ne mbremje me anije *Akomodimi dhe Fjetia ne Budapest
Pas mëngjesi ne Hotel, ne shoqerine e guides vizitojme qytetin e Budapest me monumentet më tërheqëse të tij duke filluar me: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit dhe kalimi mbi urën e Margaritës. *Pas perfundimit te turit te Budapestit, nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. *Mberritja në Beograd dhe akomodimi në Hotel .
Pas mëngjesi ne Hotel, Paradite vizite e shkurtër e Beogradit duke filluar me katadralen e madhe të Sv. Saves, per te kaluar me pas në rrugën e famshme Skaderlie nga kudrejtohemi në sheshin kryesor të qytetit, ku vizitojme objetktet kryesore te qytetit si Uren e re Ada mbi lumin Danub, Rrugen e Shkodraneve, Pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit. *Pas mbarimit te turit te Beogradit, nisja me pas për në Tiranë nepermjet territorit te Kososves *Mberrijta ne Tirane ne darke