28 , 29, 30 Nentor
€65
Personi
Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durresi në orën 05:30. (Pagesë extra 5 euro/personi) (Per realizimin e transfertave nga Durresi duhet minimalisht 9 persona pjesemarres) Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së doganes në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Nisemi ne drejtim te Pejes, për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë edhe per konsumimin e drekës në një nga restorantet. Me pas kryejme akomodimin tek hotel Dukagjini 5* ose Hotel Karagaq 4*. Qëndrim i lirë. Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Parkun e Paqes, etj.
Pas mëngjesit në hotel nisemi në drejtim te Prishtinës, ku do të vizitojmë pikat kryesore të qytetit të rëndësishëm shqiptar që përbëjnë atraksion turistik dhe na flasin më shumë për historinë e Prishtinës, si Librarinë Kombëtare, monumentin Newborn dhe Statujën e Skënderbeut. Koheqendrim i lire . Nisemi per ne qytetin e Prizrenit ku do të vizitojmë Muzeun e Lidhjes së Prizrenit, Pazarin e Vjetër, Xhaminë e Sinan Pashait. Me pas sugjerohet dreka ne qender te Prizrenit. Nisja në rrugën e kthimit me ndalesa të shkurtra. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!